Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga punimet parlamentare të deputetëve të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Vendimi u mor pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, lidhur me tensionet e krijuara në seancën e fundit plenare në Kuvendi i Shqipërisë.

Reklame

Debati nisi pasi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ironizoi opozitën duke thënë se qeveria nuk kishte pasur kohë t’i pyeste demokratët për qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian pa të drejtë vetoje.

Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua deputetes demokrate Albana Vokshi me një koment që shkaktoi reagim të menjëhershëm në sallë.

“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë, por nuk kishim kohë. Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin t’ju merrnim dhe t’ju thonim ‘si mendoni ju për këtë’. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.

Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës iu drejtuan foltores së Kuvendit, duke shkaktuar tensione në sallë dhe ndërhyrjen e Gardës së Republikës për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, Sekretariati i Etikës shqyrtoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës, por vendosi ta rrëzojë atë.

Reklame