Kryeministri Edi Rama e ka nisur mbledhjen e ministrave në Pogradec me një bashkëbisedim me ministren e Inteligjencës Artificiale, Diella.
Në videon e publikuar nga Rama, kryeministri nis të flasë me Diellën dhe në një moment e pyet për ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Diella vijon me vlerësimet për Kumbaron, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet në një atmosferë informale, përpara nisjes së ditës së dytë të mbledhjes përgatitore të qeverisë.
Rama e ka shoqëruar videon në Facebook me shkrimin:
“Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore😍”
Biseda mes Ramës dhe Diellës ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e veçantë se si kryeministri komunikon me ministren e Inteligjencës Artificiale, e cila është bërë pjesë e aktiviteteve të qeverisë.
Lexo edhe:













