Pas refuzimit të Gjykatës së Lartë dhe shoqatave të gjyqtarëve për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit për pagat e magjistratëve, ka ardhur përgjigjja nga Kryeministria.
Në një letër të firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elsonida Rama, qeveria thotë se mirëkupton kërkesën për shtyrjen e takimit, por thekson se dialogu ndërinstitucional mbetet i rëndësishëm.
“Mbetemi të hapur për vijimin e dialogut dhe për dakordësimin e një date tjetër për zhvillimin e takimit”, thuhet në përgjigje.
Por pika më e rëndësishme e letrës është njoftimi se duke nisur nga 29 shtatori, Kryeministria do të vijojë punën për hartimin e ligjit të ri mbi pagat.
Sipas letrës, një parashtrim i përgjithshëm për ligjin ishte përgatitur për t’u diskutuar në tryezën e planifikuar për sot.
Kryeministria argumenton gjithashtu se dialogu për pagat mund të vijojë edhe pse paralelisht zhvillohet procesi në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e gjyqtarëve kanë argumentuar se për çështjen e formulës së pagave duhet fillimisht të pritet vendimi i Kushtetueses.
Lexo edhe:
Pagat e Magjistratëve. Gjykata e Lartë dhe shoqatat refuzojnë tryezën e Ramës: Presim Kushtetuesen
Rama i ftoi në takim/ Magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave














