Partia Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar sot në Kuvend.
Sipas kërkesës së socialistëve, përjashtimi për 60 ditë nga punimet parlamentare kërkohet për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën dhe Besart Xhaferrin.
Ndërsa për 10 ditë përjashtim, PS ka kërkuar masa ndaj 14 deputetëve të tjerë të opozitës: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.
Kërkesa e Partisë Socialiste vjen pas përplasjeve të sotme në sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës shkaktuan tensione gjatë zhvillimit të seancës plenare.
Masat e kërkuara parashikojnë përjashtimin e deputetëve nga punimet parlamentare për periudha të ndryshme, në varësi të emrave të përfshirë në kërkesën e mazhorancës. Vendimmarrja për masat do të ndiqet sipas procedurave parlamentare.
Lexo edhe
Kaos në Kuvend, bllokohet foltorja! Noka i heq mikrofonin Taulant Ballës
Jashtë protestë, brenda tensione! Studentët dhe pedagogët para Kuvendit














