Një debat mes moderatorit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile, ka përfunduar me largimin e kësaj të fundit nga studioja e emisionit “Drejt” në Ora News.
Përplasja nisi gjatë diskutimit me avokaten Enida Bozheku, e cila po fliste për përgjegjësinë e kryeministrit në emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të institucioneve.
“Kryeministri jep vulën për t’u shkarkuar drejtorët. A thua se fajin e kanë drejtorët. Këta drejtorë kush i zgjodhi? Ministrat. Ministrat kush i zgjodhi? Kryeministri”, u shpreh Bozheku.
Në përgjigje, Luan Rama ironizoi argumentin e saj, duke thënë: “Po më shkon te rregulli i treshit tani”, duke thumbuar Sara Milen.
Ndërhyrja e tij solli dhe reagimin e deputetes socialiste, që pasoi më pas me largimin e saj nga studio.
Avokatja Enida Bozheku: Kryeministri jep vulën për t’u shkarkuar drejtorët. A thua se fajin e kanë drejtorët? Këta drejtorë kush i zgjodhi? Ministrat. Ministrat kush i zgjodhi? Kryeministri.
Luan Rama: Po më shkon te rregulli i treshit tani (qesh)
Enida Bozheku: Aty është eksperte zonja Mila.
Luan Rama: Po jo, se nuk logjikon kështu pushteti.
Sara Mila: Çfarë ishte kjo që the?
Luan Rama: Nuk e dëgjove çfarë po thoshte? Do të ta shpjegoj…
Sara Mila: Jo, nuk dua. Doni të distancoheni nga këto cinizma… Se kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe dhe s’po flas…
Luan Rama: Më fal, Sara, të lutem, nëse ka një prag, mund të çohesh nga karrigia dhe dil përjashta. Emisionin e drejtoj unë dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.
Sara Mila: Unë do të çohem kur të dua unë….
Luan Rama: Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione. Nuk lejoj askënd.
Lexo edhe
Rama këmbëngul për dialog me protestuesit, vendos sërish ftesën mbi gurët me jastëk në shesh
Rama bën gati “kurbanët” e parë? Kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të institucioneve














