Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon drejtëpërdrejtë Sali Berishën, duke thënë se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat për protestuesit.

“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e socialistëve.

Reklame

Lexo edhe

Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në shesh

“Edi Rama nuk është shteti”, Zhllima kritikon sjelljen e policisë gjatë protestave

Reklame