Forcat speciale RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë, pas përshkallëzimit të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit i kanë vënë flakën derës kryesore të ish-Hotel Dajtit, godinë ku ndodhen ambiente të Bankës së Shqipërisë.
Policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në bulevard shihen pllaka të shkulura nga rruga, gurë, bojë e kuqe dhe mbetje të bombave molotov, ndërsa në disa pika vijojnë të ketë vatra zjarri.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ndërhyrja e forcave RENEA shënon një tjetër zhvillim në përplasjet e mbrëmjes në kryeqytet.
Lexo edhe
Protesta drejt kryeministrisë/ Protestuesit: “Ju erdhi fundi!”,“Rama, jep dorëheqjen!”














