Një 28-vjeçar është arrestuar në Memaliaj, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, pas zbulimit të 145 bimëve të dyshuara narkotike në malin Mukaj.
Në hetim është vënë edhe kryetari i fshatit Izvor. Policia e Memaliajt ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy mujor të zhvilluar me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë.
Gjatë operacionit është arrestuar shtetasi Klajdi Oruçi, 28 vjeç, ndërsa vëllai i tij, Xhon Oruçi, 29 vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se dy vëllezërit kishin kultivuar në malin Mukaj, në territorin e Memaliajt, 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.
Kryetari i fshatit në hetim Në vijim të hetimeve për këtë rast, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Shkëlqim Malka, 57 vjeç, kryetar i fshatit Izvor, banues në fshatin Luftinjë 2. Ai po hetohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkohë, Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat. Këngëtarja shkon me emra në polici













