Advertisement

Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën pas refuzimit të saj për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, tha Presidenti Donald Trump.

“Ata kanë njerëz të shkëlqyer, por nuk kanë lidership të shkëlqyer. Dhe siç e dini, ata ishin i vetmi vend në NATO që nuk do të pranonte të rritej në 5%. Nuk mendoj se ata duan të bien dakord të rrisin numrin e ushtarëve”, tha Trump në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë.

Reklame

“Ata donin ta mbanin në 2% dhe nuk e paguajnë atë 2%, kështu që ne do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Ne nuk duam të kemi të bëjmë fare me Spanjën”, shtoi udhëheqësi i SHBA-së.

Reklame