Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, duke krijuar panik tek qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar 4 deri në 5 herë në ajër me armë zjarri dhe më pas ka kanosur një shtetas tjetër, duke i vendosur armën në kokë.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7, duke u drejtur në aksin rrugor në drejtim të Borshit.
Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se policia ka arritur ta kapë autorin pas ndjekjes. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Kristi Ceka, 31 vjeç.
Sipas të njëjtave burime, 31-vjeçari dyshohet se më herët kishte dhunuar dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij si dhe familjarët e saj.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa pritet reagimi zyrtar dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.















