Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reklame

Hera-herës në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 2-4 ballë.

Lexo edhe

Këmbimi valutor. Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Horoskopi e mërkurë 21 tetor, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame