Advertisement
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mëngjesin e kësaj të hëne, ku një person është gjetur i vrarë në rrugën që të çon drejt Spaçit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Reklame
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me motivet dhe autorët e mundshëm të krimit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa hetuesit po punojnë për të hedhur dritë mbi vrasjen e Valter Lleshit dhe për të dokumentuar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.
Reklame














