Advertisement

Një ngjarje e rëndë është evidentuar në fshatin Piskupat, Pogradec, ku një shtetas rreth 70 vjeç është arrestuar, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur 12-vjeçare, e cila si pasojë ka mbetur shtatzënë.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti është zbuluar pasi prindërit kanë konstatuar ndryshime fizike te vajza dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin e Korçës, ku u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë rreth 22 javëshe.

Reklame

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se abuzimi ka ndodhur me forcë, ndërsa autori i dyshuar kishte njohje familjare me familjen e të miturës dhe e ka kërcënuar vazhdimisht për të mos treguar ngjarjen.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin Rushan Selko, i cili ndodhet në paraburgim.
Aktualisht po vijojnë veprimet hetimore, po merren në pyetje familjarët dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rastin, ndërsa e mitura ka dhënë deklarimet e saj në prani të psikologut, në përputhje me procedurat ligjore.

Policia bën me dije se identiteti i të miturës nuk bëhet publik, ndërsa rasti po trajtohet me sensibilitet maksimal, me fokus te fenomeni kriminal dhe mbrojtja e viktimës.

Reklame