Advertisement

Me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mbyll protesta e katërt e opozitës në Tiranë.

Demonstrata u shoqërua me momente tensioni, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër protestuesve që hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Gazi arriti deri brenda selisë së PD-së, ndërsa disa qytetarë dolën të lënduar.

Reklame

Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar rreth 25 persona, ndërsa situata mbeti e tensionuar deri në përfundimin e tubimit.

Protesta e katërt e opozitës lidhet direkt me thirrjet për kundërshtim ndaj qeverisë dhe vijimin e mobilizimit qytetar pas protestave të mëparshme në qendër të Tiranës.

Reklame