Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të forta ndaj sulmeve të pretenduara nga forcat e rendit ndaj selisë së PD-së gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke paralajmëruar se opozita do të përgjigjet “nga mëngjesi deri në mesnatë” në rast të çdo sulmi tjetër.

Në fjalimin e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përshkallëzim të dhunës ndaj protestuesve paqësorë dhe ndaj ambientit të Partisë Demokratike:

Reklame

Reagimi i Berishes:

Mirënjohjen më të pakufishme ju, qytetarëve dhe qytetareve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, që sot me 20 shkurt përsëritet në një formë apo një tjetër 20 shkurtin e vitit 1991.
Natyrisht, në qoftë se shtatorja e Satanit ndodhej në piedestalin e saj në sheshin Skënderbeu, busti i pasardhësit të tij, busti i gjallë, nuk ndodhej as në Shqipëri.
Por kjo nuk pengoi ju për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për t’u përballë dhëmb për dhëmb me falanga e krimit që përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kryengritësve paqësorë.
Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje.
Përsëri sot u shpalos duke qëlluar në ballë kandidate për, ish-kandidaten, kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Senada Mehmetin, një demokrate e flakët, e vendosur. Ju patë të tjerë, u qëlluan pas koke me bomba me gazlotësjellës.
Ju patë se si u përdorën bomba tymuese me acid nitrik helmues, si u përdorën bomba shurdhuese vetëm e vetëm për të akuzuar opozitën. Si u përdorën pra ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike.
Por sot përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedent.
Sot, kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e Partisë Demokratike. Sot, Edi Rama ka marrë, ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e Partisë Demokratike si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë.
I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij gjurmë nuk do t’u gjejë.
I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit.
Po ata janë të gatshëm, të gatshëm, në çdo moment për t’i bërë ato të paqena. Prandaj, prandaj, urrejtjen atërore që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe bombola gazi në selinë e Partisë Demokratike.
Ne jemi kryengritës paqësorë, por ne nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë. Bombulat dhe bombat ndaj selisë sonë.
Edhe një herë, hiq dorë nga sulmi në selinë e Partisë Demokratike.
Jemi të gatshëm absolutisht nga mëngjesi gjerë në mesnatë të të përgjigjemi siç e meriton. Por përshkallëzimi i sotëm tejkalon çdo lloj krimi.
Sot besimtarët myslimanë, pas iftarit, agjërimit dhe iftarit, Zoti jua pranoftë, janë kthyer në xhami, janë kthyer në xhami për të falur namazin, për të vazhduar lutjen ndaj të gjithëfuqishmit, ndaj Allahut të madh.
Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt. Por kjo nuk mjaftoi.
Banditë me uniformë, që i kemi filmuar dhe do t’jua çojmë dhe ju të gjitha videot, kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në katër të ndryshme të xhamisë në një kohë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës.
Zoti i vraftë për këtë, për këtë krim të shëmtuar, për këtë krim të shëmtuar. Janë pasardhës të denjë të etërve të tyre barbarë. Edhe njëherë, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të dënojnë këtë akt të shëmtuar dhe i garantoj se protesta jonë, kryengritja jonë paqësore nuk do të ndalet, por do bëj gjithçka që në territorin, në afërsi të përjashtojë çdo veprim, çdo ballafaqim, çdo kacafytje me kundërshtarin, vetëm e vetëm që ata të mos mund t’ju prishin namazin. Sot i kanë nxjerrë, i kanë nxjerrë me gaz nga xhamia dhe ne i kemi të filmuar.
Ndërkohë, sikur të ishin terroristë me uniformë, kanë dalë dhe mbledhin qytetarë të pafajshëm, pa asnjë lidhje me protestën dhe po mbushin komisariatet.
I paralajmëroj Edi Ramën, Ilirjan Prodën, Shahini e Gysit, dhe Sokol Bizhgën se do përgjigjen rëndë për çdo cenim të qytetarëve, të protestuesve paqësorë, do marrin ndëshkimi…

Reklame