Advertisement

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Elbasan–Tuneli i Krrabës, ku janë përplasur rreth 10 automjete.

Përplasja ka qenë zinxhir dhe tre makina kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën si pasojë e goditjes së fortë.

Reklame

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Qarkullimi në segment është pothuajse i bllokuar, ndërsa trafiku është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të mjeteve në orët e mbrëmjes.

Reklame