Mirditë – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Ndërfushazit të Mirditës, ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit.

Reklame

Në zonën e Munazit është gjetur edhe një automjet i djegur, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në Mirditë.

Emri i Martin Bardhit ishte i njohur më herët për policinë për shkak të një konflikti të raportuar në mars të vitit 2023. Në atë periudhë, sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, Martin Bardhi dhe djali i tij, Enrik Bardhi, u përfshinë në një ngjarje ku dyshohej se kishin tentuar të vrisnin nipin e Kastriot Reçit.

Martin Bardhi u ekzekutua më vonë, në shtator 2023, në Rrëshen, në një ngjarje që tronditi Mirditën dhe riktheu në vëmendje konfliktet e hershme mes familjeve në zonë.

Tashmë, vrasja e Viktor Bardhit rikthen sërish në skenë emrin e familjes Bardhi dhe historikun e konflikteve që kanë shoqëruar zonën.

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar se ekzekutimi i Viktor Bardhit lidhet me vrasjen e vëllait të tij apo me ndonjë konflikt të mëparshëm.

Grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për mbledhjen e provave, identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit.

Gjetja e automjetit të djegur në Munaz është një nga provat që pritet të analizohet nga hetuesit për të përcaktuar itinerarin e autorëve pas ekzekutimit.

Hetimet vijojnë.

Lexo edhe

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 telefona celularë në qeli

Durrës, dy shpërthime me lëndë plasëse brenda pak minutash, njëri në lokalin e ish-të dënuarit për vrasje

Reklame