Momente tronditëse janë regjistruar në vendin ku u gjet i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari Ismet Habili, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Djali i tij 18-vjeçar ka mbërritur pak minuta pas ngjarjes dhe, në gjendje të rënduar emocionale, ka nisur të kërkojë të atin mes njerëzve që ndodheshin në vendngjarje.

Reklame

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, dëgjohet të thërrasë i riu, ndërsa shtyn personat që përpiqen ta qetësojnë.

Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij tip “Volvo”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Ekzekutohet me armë zjarri në Tiranë, gjendet i pajetë 46-vjeçari brenda një makine “Volvo” (EMRI)

Përgjimet/ Berisha sulmon SPAK-un: “U bë mburojë e Ballës, i cili porositi vrasjen e Ravik Gurrës”

Reklame