Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti tip “Volvo” në zonën e bllokut “1 Maji” në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, Ismet Habili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Ngjarja u raportua mbrëmjen e 20 tetorit, në rrugën “Mihal Popi”.

Policia njofton se rreth orës 20:20, Salla Operative ka marrë informacion për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e bllokut “1 Maji”.

Reklame

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo” trupin e pajetë të 46-vjeçarit Ismet Habili.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse automjeti ka qenë i përfshirë në një aksident apo është konstatuar në atë gjendje pas ngjarjes kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në procesin e kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë të rastit, përcaktimin e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të vrasjes së dyshuar.

Lexo edhe

Përplasje të reja para kryeministrisë! Policia përdor ujin dhe gazin lotsjellës, protestuesit shpërndahen në disa drejtime

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme

Reklame