Advertisement

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane, pasi dyshohet se është një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë shqiptarë në Bavarinë e Poshtme.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja të ngjashme me ato të policisë. Pasi autobusi u ndal, autorët hipën brenda, morën një shumë parash dhe dokumentet e shoferit, më pas u larguan me shpejtësi me një automjet në drejtim të panjohur.

Reklame

Hetimet e policisë gjermane çuan në identifikimin dhe arrestimin e 30-vjeçarit shqiptar, i cili mësohet se ka qenë më parë i dënuar për një tjetër vepër penale.

Autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht skemën e grabitjes dhe për të vënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë që ndodhen ende në kërkim.

Policia ka sekuestruar prova të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe në rikuperimin e parave të grabitura.

Reklame