Advertisement

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK kanë njoftuar se do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit në orën 11:00, orar në të cilin kanë kërkuar zyrtarisht vazhdimin e seancës konstituive.

Të dyja subjektet opozitare i kanë bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë punimet e Kuvendit në këtë orë për të vijuar me procedurat e mbetura pezull.

Reklame

Mbetet për t’u parë nëse kryesuesi do ta pranojë kërkesën e dy grupeve parlamentare për zhvillimin e seancës në orarin e propozuar prej tyre.

Lexo edhe :

Rama i shkruan Zelenskit: Shqipëria do të mbështesë Ukrainën, pavarësisht qëndrimit të saj për Kosovën

Konjufca i përgjigjet Zelensky-t: Kosova ishte me Ukrainën që në ditën e parë, Serbia jo!

Reklame