Pas debateve të forta në Kuvend për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe lidhjet e dyshuara me Ergys Agasin, një moment ka tërhequr vëmendjen në sallë.

Në një moment kur seanca u ndërpre mes tensioneve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, Ulsi Manja u largua nga krahu i socialistëve dhe iu afrua Sali Berishës, me të cilin zhvilloi një bisedë.

Reklame

Pak më herët, Berisha kishte përmendur emrin e Manjës gjatë fjalës së tij, duke bërë pretendime lidhur me dosjen Hyseni–Agasi.

Biseda mes Manjës dhe Berishës tërhoqi vëmendjen në sallë, ndërsa Gazment Bardhi e ndoqi momentin me buzëqeshje.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre, por momenti erdhi pas një seance të tensionuar, ku opozita kërkoi debat të posaçëm për çështjen e SHISH dhe mazhoranca rrëzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës.

Lexo edhe:

KENI KALUAR NGA ZYRA E ERGYSIT? Berisha përplaset me Ismailin: Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?

Akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Toni Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia është individuale

Reklame