Një automjet i shërbimit zjarrfikës ka dalë nga rruga pasditen e sotme në Vaun e Dejës, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.
Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin tre persona. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Reklame
Shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit zjarrfikës ende nuk janë bërë të ditura.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Reklame















