Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare.

Në pranga kanë rënë tezja e të miturës, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kryer abuzim seksual ndaj 12-vjeçares.

Reklame

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit mes shkollës dhe Policisë së Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet e hetuesve janë përforcuar edhe nga disa pamje filmike të gjetura në celularin e të miturës.

Pamjet janë sekuestruar dhe po analizohen në kuadër të hetimit për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa dy personat e arrestuar do të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Lexo edhe:

Moti sot 17 shtator/ Diell dhe vranësira të pakta, ja çfarë pritet gjatë ditës

Horoskopi 17 shtator/ Nga dashuria te paratë, si do shkojë dita për secilën shenjë

Reklame