Mat – Dalin detaje të reja nga atentati i regjistruar në Urakë të Matit, ku një automjet i parkuar pranë banesës u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Akil Lleshi dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit. Sipas burimeve nga policia, rreth 35 plumba janë qëlluar në drejtim të automjetit që ishte parkuar përpara banesës dhe që rezulton në përdorim të djalit të tij.

Reklame

Djali i Akil Lleshit, sipas të njëjtave burime, nuk rezulton me precedent penal.

Hetuesit dyshojnë se objektivi mund të ketë qenë babai i tij, i cili jeton jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali. Sipas burimeve policore, pista kryesore lidhet me dyshime për aktivitete të paligjshme që ai mund të ketë zhvilluar jashtë territorit shqiptar.

Nga sulmi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Makina e autorëve, e vjedhur në Përrenjas

Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tip Golf V, i cili më pas është gjetur i djegur rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Rrëshen–Burrel.

Nga verifikimet rezulton se automjeti ishte raportuar i vjedhur në Përrenjas në vitin 2025.

Brenda makinës së djegur policia ka gjetur edhe dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Sipas hetimeve paraprake, në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi përfundimtar i sulmit.

Hetimi po vijon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat, autorët dhe motivin e atentatit.

Lexo edhe:

Shpërthim në oborrin e banesës në Shkodër/ Hidhet lëndë plasëse, dëme të vogla materiale

Breshëri plumbash në oborr, “Golf”-i digjet/ 2 kallashnikovë brenda, zbardhet atentati në Mat

Reklame