Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për vendimmarrjen e Gjykatës Administrative lidhur me pagat e magjistratëve.

Rama ironizon vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si një rast të pazakontë, pasi sipas tij, përmes sigurimit të padisë nuk kërkohet vetëm zbatimi i një akti, por edhe kryerja e një veprimi që lidhet me rritjen e pagave.

Reklame

Sipas Ramës, Gjykata Administrative nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjyqtarët, por edhe pagesën e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023.

“Sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani”, shkruan Rama.

Kryeministri vijon reagimin duke iu drejtuar ndjekësve që të shohin tabelën e bashkëngjitur, ku, sipas tij, paraqiten shumat që do të përfitonte secili gjyqtar si pagesë e prapambetur.

Rama e lidh këtë skenar me qëndrimin e Ministrisë së Financave, duke thënë se pagesat do të kryheshin vetëm nëse ministri do të “shkelte ligjin” dhe do të ndiqte vendimmarrjen e gjykatës.

Debati për pagat e magjistratëve vijon prej javësh dhe është shoqëruar me përplasje mes gjyqësorit, Ministrisë së Financave dhe qeverisë, ndërsa Kuvendi pritet ta trajtojë çështjen përmes ndryshimeve ligjore.

Lexo edhe:

Pagat e gjyqtarëve, ultimatumi i fortë: “Nëse nuk zhbllokohen, do kufizojmë veprimtarinë gjyqësore”

Gjykata Administrative urdhëron Financat dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO

Reklame