Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Çim Peka ka folur dhe për planet e opozitës për protesta.
Berisha tha se PD nuk do të zbresë kurrë në shesh për të shuar protestën aktuale të qytetarëve.
Sa i përket një plani konkret për protessta nga opozita, Berisha u shpreh se do të shihen të gjitha variantet.
“Në shesh siç është sot ne jemi. Por në shesh që ne të shuajmë këtë protestë, nuk e bëjmë kurrë. Ata që udhëhoqën dhe uhdëheqin porotestën, donin me çdo kusht të mos ishte partiake. Kjo s’do të thotë që s’do dalim në protesta. Do të shohim të gjitha variantet”, tha Berisha.
Çim Peka: Doktor, pyetja e fundit. Gjithmonë këta pesë vite e kanë pyetur Sali Berishën çdo gazetar, çdo kundërshtar, çdo dashamirës, kur do shkojë në Amerikë? Kur do kthehet në Amerikë? Kjo pyetje mori fund. Jeni sot në Amerikë. Pyetja e rradhës është: kur do ktheheni në shesh? Kur do ktheheni në shesh?
Sali Berisha: Po. Shumë e drejtë po. Në shesh, siç është sot ne jemi. Por në shesh që të shuajmë këtë protestë, këtë nuk e bëjmë kurrë. Jo, nuk e bëjmë. Sepse unë do bëja një veprim jo moral. Ata që udhëheqën protestën dhe që e udhëheqin, ata ruajtën një lloj, se do të thotë me qenë e po.
Ata donin me çdo kusht që protesta të mos ishte partiake. Se kishin një alternativë. Alternativa ishte që të bashkoheshin të gjitha forcat opozitare. Por atë, bashkimi i forcave opozitare protestën e nxirrte nga shtrati i saj qytetar.
Ashtu, e bënte partiake. Ata nuk e donin këtë.
Nuk kam ndonjë keqkuptim me ta pse nuk e donin. Kështu që ne, të bëjmë protestë për të shuar protestë nuk e bëjmë kurrë. Të jemi të hapur me ty. natyrisht kjo nuk do të thotë që ne s’do të dalim në protesta. Jo.
Ne do të shohim të gjitha variantet por ne e vlerësojmë dhe e çmojmë shumë rolin që ajo po luan dhe ka luajtur. Nuk mund të ketë ajo një, asaj nuk mund t’i vijë asnjë goditje nga Partia Demokratike.
Lexo edhe:
Berisha: Rama dhe Ron Yeffet, trafikantë ndërkombëtarë armësh! Opozita kërkon Komision Hetimor















