Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por në disa qarqe do të ketë zhvillime të paqëndrueshme dhe reshje të dobëta.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje dhe moti do të jetë më i qëndrueshëm.
Temperaturat pritet të luhaten:
Zonat bregdetare: 23°C deri në 37°C
Zonat e ulëta: 20°C deri në 36°C
Zonat malore: 16°C deri në 31°C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare. Në zonat bregdetare dhe malore, herë pas here mund të ketë forcim të saj.
Lexo edhe:
Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në vend
Horoskopi ditor, e Enjte 3 Shtator 2026, parashikimi për secilën shenjë















