Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit WBO në përballjen me norvegjezin Thomas Narmo.

Gjatë takimit, Rama u interesua për duelin dhe rrugëtimin e Hysës në ring.

Reklame

Boksieri tregoi se sfida në Londër erdhi pas 11 muajsh pa zhvilluar një ndeshje, ndërsa përballë kishte një kundërshtar të fortë, i cili shihej si favorit për titullin.

Hysa kujtoi edhe momentet e para të përballjes.

“E humba raundin e parë, por i dyti shkoi mirë”, tha boksieri, duke rrëfyer ecurinë e duelit.

Pas fitores, Hysa vijon të mbajë titullin WBO dhe është aktualisht i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit.

Gjatë takimit, Rama e përgëzoi Hysën për mbrojtjen e titullit dhe rezultatet e tij në arenën ndërkombëtare.

Kampioni shqiptar i dhuroi kryeministrit një set të veçantë dorezash boksi si kujtim nga takimi.

Lexo edhe:

Rama mobilizon PS-në e Tiranës: “Besa” dhe “Prania Besnike” marrin udhëzimet për sezonin e ri

Siguria në shkolla/Rama: 20 shkolla në Tiranë me kamera inteligjente, sinjalizojnë Policinë në kohë reale

Reklame