Vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ah, pisha dhe shkurre, duke djegur qindra hektarë pyje.
Situata paraqitet veçanërisht e rrezikshme pasi zjarri është afruar pranë dy fshatrave, Vajkal 1 dhe Vajkal 2, duke rritur shqetësimin për banorët dhe banesat.
Reklame
Prej dy ditësh, për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, ndërsa mëngjesin e sotëm në zonë kanë mbërritur në ndihmë edhe forcat e ushtrisë dhe punonjës të strukturave të emergjencave.
Lexo edhe:
Zjarri përfshin dhjetëra hektarë në Dragot, flakët rrezikojnë pyjet dhe banesat
34 vatra zjarri në 24 orë, 5 mbeten aktive! Dajti dhe Dibra në fokusin e ndërhyrjeve
Reklame















