Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) bën me dije se ka vënë në pranga në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi u krye ditën e sotme, rreth orës 15:47, në aksin rrugor Cërrik–Elbasan, ku punonjësi i MZSH-së u ndalua nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, teksa po drejtonte automjetin e tij jashtë orarit të shërbimit.
Pas kryerjes së testit matës të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel 0.87 mg/l alkool në gjak, mbi normën e lejuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.















