Fier – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kapaj, ku një rreth 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Fluturim Salobehaj, banues në fshatin Kapaj, ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rënies.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Zjarrfikëses, Policisë dhe Ambulancës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe transportimin e të dëmtuarit.
Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten për t’u përcaktuar, ndërsa policia vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe:
Zbardhen detaje të reja/ Si nisi konflikti që çoi në vrasjen e prindërve të ish-të fejuarës në Fier
Patosi në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin














