Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Drejtimi”, pas një hetimi disa-ditor të zhvilluar nga strukturat e Antidrogës.

Në pranga kanë rënë Mirland Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas.

Reklame

Sipas Policisë, dy të dyshuarit ishin mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, ndërsa për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit.

Gjatë ndërhyrjes në zonën e “Treshit”, pranë Nishtullës 3, në drejtim të Durrësit, efektivët kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin lëviznin dy personat.

Në kontrollin e automjetit është gjetur një çantë me 7 pako me lëndë narkotike.

Sipas të dhënave të Policisë, në total janë sekuestruar 5 kilogramë e 244.2 gramë lëndë narkotike, konkretisht:

  • 2 kilogramë e 123.6 gramë heroinë
  • 3 kilogramë e 120.6 gramë kokainë

Policia ka bërë me dije se, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të arrinte në mbi 500 mijë euro.

Hetuesit dyshojnë se droga do të transportohej në drejtim të Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Operacioni “Drejtimi” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mbi bazën e informacioneve operative.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

5.2 kg heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

“Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull, gjykata cakton arrest në burg për kolumbianin

Reklame