Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar për incidentin e ndodhur në Sarandë, duke ngritur akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu thekson se shefi i krimeve Mateo Bakalli, fillimisht i veshur civil, ka përshkallëzuar situatën, ndërsa një efektiv i “Shqiponjave” dyshohet se ka nxjerrë armën në prani të qytetarëve.

Reklame

Balliu kërkon hetim urgjent ndaj Bakallit dhe efektivëve të përfshirë, si dhe ndëshkim nëse akuzat konfirmohen. Ai e cilëson ngjarjen si tregues të degradimit të Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimit të autoritetit shtetëror.

Reagimi i plotë:

POLICIA E PUSHTETIT KA DALË JASHTË KONTROLLIT, VË NË RREZIK JETËN E QYTETARËVE

Nga ngjarja në Sarandë po dalin informacione tejet shqetësuese. Sipas dëshmive, shefi i krimeve Mateo Bakalli, fillimisht i veshur civil, dyshohet se ka pasur sjellje të pahijshme dhe më pas ka thirrur patrullën, duke e përshkallëzuar situatën në dhunë.

Nga pamjet duket se një efektiv i “Shqiponjave” ka nxjerrë armën në mes të qytetarëve, duke vënë në rrezik jetën e të rinjve të pranishëm.

Këto janë akte që nuk i përkasin një force policore, por mentalitetit të banditizmit. Kërkojmë hetim urgjent ndaj Bakallit dhe të gjithë efektivëve të përfshirë, si dhe ndëshkim maksimal nëse faktet konfirmohen.

Në çdo rast, kjo ngjarje tregon degradimin e Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimin e uniformës e të autoritetit shtetëror.

Lexo edhe:

Aksident në Sarandë, makina përplaset me kazanët e mbeturinave dhe dy pemë

Sherr në një lokal në Sarandë, 6 në pranga për goditjen e shefit të krimeve, pezullohen 2 policë

Reklame