Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kreun e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, ku theksoi rëndësinë e përfundimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur skadon mandati kushtetues.
Gonzato u shpreh se procesi i rivlerësimit mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu nënvizoi mbështetjen e fortë të BE-së për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Ambasadori kritikon sulmet e fundit të pajustifikuara dhe përhapjen e dezinformatave ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë, duke theksuar se ato synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe procesi i reformës.
Takimi vjen në një moment vendimtar për drejtësinë në Shqipëri, ndërsa përpjekjet për të përfunduar procesin e vettingut vazhdojnë me intensitet.
Postimi i plotë:
Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.
Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.








