Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në qendër të diskutimeve ka qenë kundërshtimi i projektit për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë mbledhjes ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj projektit.

Reklame

Bellaj argumentoi se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si njësi vendore më vete, duke theksuar se bashkimi me Vlorën mund të dëmtojë përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës.

Sipas kryebashkiakut, Selenica ka identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat kërkojnë një administrim të pavarur.

Gjatë mbledhjes, Bellaj paraqiti argumentet në mbështetje të qëndrimit të tij dhe deklaroi se do të vijojë të kundërshtojë projektin e bashkimit.

Ai tha se qëndrimi i tij lidhet me mbrojtjen e interesave të banorëve të Bashkisë Selenicë dhe me ruajtjen e autonomisë së saj administrative.

Debati për riorganizimin territorial pritet të vijojë, ndërsa Selenica është një prej njësive vendore ku projekti për ndryshimet territoriale ka hasur kundërshtime.

Lexo edhe:

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç, protesta kundër Reformës Territoriale

Territorialja përplas Ramën me kryebashkiakët: Zotkaj largohet nga mbledhja, Memaj përjashtohet nga Rama

Reklame