Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Mallakastër është tashmë nën kontroll të plotë, ndërsa në disa prej zonave të prekura është rikthyer normaliteti.

Sipas informacionit të publikuar, në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen situata është stabilizuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale.

Reklame

Në terren janë angazhuar 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët vijojnë të kontribuojnë në garantimin e sigurisë dhe monitorimin e zonës.

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithashtu efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) dhe forca bashkiake.

Autoritetet vlerësojnë punën e strukturave që ndërhynë për izolimin dhe kontrollin e vatrave të zjarrit, ndërsa vijon monitorimi për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.

Lexo edhe:

Zjarret në Shqipëri/ 27 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive, angazhohen 371 forca dhe 4 helikopterë

Zjarret në Shqipëri/ 10 vatra të raportuara, 5 aktive, angazhohen 278 forca e 23 mjete

Reklame