727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Reklame

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët e angazhuar në terren, duke vlerësuar profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

“Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë dhe jo t’i qëndrojnë larg tij”, është shprehur ministri Nufi.

Ai ka vlerësuar kontributin e strukturave të angazhuara për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, komuniteteve dhe pasurisë natyrore të vendit.

Lexo edhe:

Pse rriten zjarret gjatë verës? Shkaqet kryesore dhe si mund të parandalohen

Zjarret në Delvinë dhe Finiq nën kontroll, ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit

Reklame