Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës.

Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku dyshohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e një parkimi nëntokësor.

Reklame

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e parkimit pranë zonës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa po kryhen verifikime për të përcaktuar përmasat e zjarrit dhe nëse ka dëme të tjera materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të ndërhyrjes së shërbimeve emergjente.

Situata vijon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse.

Lexo edhe:

Digjen tre automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit

Reklame