Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vend, duke akuzuar tregtarët se kanë zgjedhur qëllimisht fundjavën për ta shtrenjtuar karburantin, pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se nafta po tregtohet sot me 214-216 lekë për litër, ndërsa varianti më cilësor arrin deri në 230 lekë për litër.
Deputeti socialist e cilëson situatën si të qëllimshme.
Reagimi i Erion Braçes:
NAFTA KERCEU SOT NE 214-216 LEKE PER LITER;
E ZAKONSHMJA KJO.
NAFTA TJETER, AJO E MIRA QE NUK TE DJEG MAKINEN,
NIS ME 218 DHE ARRIN NE 230 LEKE PER LITER.
TREGTARET E RRITEN CMIMIN ne nisje te fundjaves, kur ndodh gjithashtu fluksi me i madh i PUSHUESVE TE KORRIKUT QE KTHEHEN dhe fluksi edhe me i madh i PUSHUESVE TE GUSHTIT QE SHKOJNE NE DESTINACIONET TURISTIKE.
E QELLIMTE? JA BEN MUUUUUUUU!
E njejta gje edhe sot ne Itali nga mjeshtri i Kartelit te Naftes kopjon vazhdimisht.
Nje jave e pak me pare KERKOVA KTHIMIN NE PUNE TE BORDIT-paralajmerova kete qe po ndodh sot;
E dija qe keta qe nuk fituan me lopate gjate kohes se BORDIT, do benin cmos te fitonin me koven e skrepit tani, ne pik te sezonit!
DUHET BORDI QE KETA MOS I JAPIN NJE GODITKE FATALE SEZONIT NE KULM TE TIJ, duke shtrenjtuar e thuajse kufizuar levizshmerine neper destinacionet e ketij vendi!
Lexo edhe:
Si të kurseni karburant gjatë udhëtimit në vapë? Këshilla praktike për të ulur shpenzimet
Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri, nafta rritet me 8 lekë dhe benzina me 10 lekë















