Mbi 23 milionë persona në mbarë botën kanë firmosur një peticion online që kërkon përjashtimin e përhershëm të Argjentinës nga Kampionatet Botërore të futbollit.
Nisma ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme.
Eshtë afruar me rekordet botërore të peticioneve online. Sipas të dhënave të publikuara, peticioni mblodhi 23.316.108 firma nga qytetarë të 170 vendeve të ndryshme, brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Megjithatë, pavarësisht numrit të madh të firmave, nisma nuk pritet të ketë ndonjë pasojë konkrete dhe nuk mund të ndikojë në pjesëmarrjen e Argjentinës në turnetë e FIFA-s.
Pse u kërkua përjashtimi i Argjentinës?
Peticioni, i promovuar përmes një nisme qytetare online, akuzonte FIFA-n dhe arbitrat për favorizim të Argjentinës dhe Lionel Messit.
Në arsyetimin e peticionit thuhej se pjesa tjetër e kombëtareve nuk kishte një mundësi të barabartë për të garuar nëse fituesi ishte i paracaktuar.
Nisma mbante emrin “Argentina Out” dhe u kthye në një fenomen viral në rrjetet sociale.
Organizatorët pretendonin se vendimet e arbitrave dhe trajtimi disiplinor i disa episodeve. Kishin krijuar bindjen te një pjesë e tifozëve se Argjentina ishte favorizuar.
Nga erdhën akuzat për favorizim?
Pakënaqësia ndaj kombëtares argjentinase ishte rritur prej kohësh. Një pjesë e tifozëve nisën të besonin në një teori konspirative për favorizim nga institucionet e futbollit.
Në qendër të kritikave u vendosën disa vendime të diskutueshme të arbitrave. Po ashtu, tifozët përmendën edhe episode të ndryshme disiplinore dhe politike që, sipas tyre, nuk u trajtuan në të njëjtën mënyrë si në raste të tjera.
Një prej çështjeve të përmendura lidhej me një banderolë politike për Ishujt Falkland, e shfaqur gjatë një ndeshjeje kundër Anglisë.
Këto episode u përdorën nga mbështetësit e peticionit si argument për të forcuar pretendimet për një trajtim të favorshëm ndaj Argjentinës.
Peticioni u kthye në fenomen global
Edhe pse nisi si një nismë që mund të konsiderohej provokuese ose satirike, peticioni mori përmasa të mëdha.
Mbi 23 milionë firma treguan pakënaqësinë e një pjese të tifozëve ndërkombëtarë ndaj kombëtares argjentinase. Megjithatë, numri i firmave nuk ka ndonjë efekt juridik mbi pjesëmarrjen e Argjentinës në kompeticionet e FIFA-s.
Peticioni shihet më shumë si një formë proteste simbolike dhe si shprehje e debatit të madh që ka shoqëruar kombëtaren e Argjentinës pas sukseseve të saj të fundit.
Argjentina dhe trashëgimia e epokës Messi
Argjentina mbetet një nga kombëtaret më të suksesshme dhe më të diskutuara në futbollin botëror. Suksesi i saj në Botërorin e vitit 2022, nën drejtimin e Lionel Scalonit dhe me Lionel Messin në fushë, e riktheu ekipin në majën e futbollit ndërkombëtar.
Por suksesi ka sjellë edhe kritika të shumta. Debati për arbitrimin, vendimet e FIFA-s dhe sjelljen e disa lojtarëve ka ushqyer polemika që vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Peticioni për përjashtimin e Argjentinës nuk ka fuqi për të ndryshuar vendimet e FIFA-s.
Megjithatë, numri i jashtëzakonshëm i firmave tregon se polemikat rreth kombëtares së kampionëve të botës kanë marrë përmasa globale.

Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi futbollisti më i mirë i ri
Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi futbollisti më i mirë i ri















