Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Reps, ku një kamion që transportonte koshere me bletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një pjesë e ngarkesës është dëmtuar dhe disa koshere kanë përfunduar jashtë mjetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për përdoruesit e rrugës.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për largimin e koshereve nga rruga, sigurimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Akulli shkakton kaos në Rrugën e Kombit: Përmbyset ambulanca, aksident zinxhir mes mjeteve

EMRI/ Detaje nga aksidenti në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

Reklame