Një 71-vjeçar është shpëtuar pas një incidenti në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës, ku kishte mbetur i dëmtuar dhe i pamundur për të lëvizur.

Sipas Policisë së Lezhës, pas marrjes së njoftimit për rastin, shërbimet e policisë në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës kanë reaguar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Reklame

I moshuari, i cili ndodhej në mal duke ruajtur bagëtitë, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në trup, duke mos mundur të largohej nga zona.

Pas mbërritjes së ekipeve të ndërhyrjes, 71-vjeçari është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, ai është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Lezhës bëri me dije se vijon angazhimin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në raste emergjente dhe u ka bërë thirrje banorëve që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Zjarri në Tale të Lezhës, vijon beteja me flakët – Mbrojtja nga Zjarri: Po punojmë për ta vënë situatën nën kontroll

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses me makinë në Lezhë, arrestohet 28-vjeçari

Reklame