Ka nisur në Tiranë protesta e 35-të radhazi kundër qeverisë, ku qindra qytetarë janë mbledhur në bulevard për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e kësaj të shtune janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në tubim.
Protestuesit kanë nisur marshimin dhe po hedhin thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në zonën ku po zhvillohet protesta janë angazhuar forca të shumta policie për garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa deri në këto momente tubimi po zhvillohet pa incidente.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Dita e 35-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Djali i paralizuar i Altin Hilës merr pjesë në protestë, babai i tij ndodhet në arrest














