Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur.

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, efektivë dhe punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.

Reklame

Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së flakëve, ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrje dhe angazhim maksimal nga strukturat përgjegjëse.

Situata mbetet në monitorim, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren. Prioritet mbetet parandalimi i përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera të parkut dhe mbrojtja e zonave përreth.

Lexo edhe:

Zjarret në Mallakastër dhe Patos, vijon puna për izolimin dhe kontrollin e vatrave

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive

Reklame