Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan tensione mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë dënoi aktet e dhunës dhe tha se ato janë rezultat i një qasjeje që, sipas tij, ka dështuar.
Rama: Dhuna është produkt i dështimit
Në reagimin e tij, Rama u shpreh se kalimi nga protesta në dhunë fizike është, sipas tij, pasojë e veprimeve të personave që ai i cilësoi si pjesë e “bulevardit politiko-mediatik” në Tiranë.”Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre”, shkroi Rama në platformën X.
“Duhet akoma durim”
Kryeministri shtoi se situata kërkon qetësi dhe durim, duke lënë të kuptohet se më pas duhet të ketë reflektim.”Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, u shpreh ai.
Protesta u shoqërua me tensione
Reagimi i Ramës vjen pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Gjatë incidenteve pati hedhje gurësh, vezësh dhe sendeve të forta, ndërsa Policia përdori mjete për shpërndarjen e turmës. Nga përplasjet mbetën të lënduar efektivë policie dhe protestues, ndërsa disa persona u shoqëruan nga policia.
“Pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta”/ Rama publikon video nga protesta
Rama për incidentet para Kuvendit: protestuesit “korba dhe sorra”, jo “flamingo”
Rama: Protesta qytetare u zëvendësua nga dhuna dhe konflikti politikrama-reagim-pas-protestes-para-kuvendit-dhuna















