Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke publikuar pamje nga puna e punonjësve të pastrimit që po mblidhnin mbeturinat e lëna pas në rrugët e kryeqytetit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihen punëtorët e pastrimit duke grumbulluar shishe plastike dhe mbetje të tjera në zonat ku më herët kaloi marshimi i protestuesve.

Reklame

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin me një koment kritik ndaj protestës, duke e cilësuar situatën si një kontrast me mesazhet që, sipas tij, kanë shoqëruar lëvizjen.

“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pas përfundimit të protestës dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, ku mijëra qytetarë morën pjesë duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Ndërkohë, deklarata e Ramës ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku mbështetës dhe kritikë të protestës kanë debatuar mbi mesazhin e kryeministrit dhe gjendjen e lënë në zonat ku u zhvillua marshimi.

Reklame