Zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikillaj, 25-vjeçarja që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë.

Detaje nga ekspertiza konfirmojnë se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia.

Reklame

Ndërkohë, dje u tha se e reja ishte shtatzënë por ekspertiza vërtetoi të kundërtën.

 

Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër.

Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

Reklame