Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur bulevardin kryesor në Tiranë me thirrje kundër klasës politike, është vënë re edhe prania e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Prania e saj në tubim ka tërhequr vëmendje, veçanërisht në një protestë ku dominonin slogane që nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës.

Reklame

Protestuesit kanë brohoritur në kor thirrje të ndryshme, përfshirë “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka mbaru, edhe Berisha ka mbaru”, si dhe “opozitë e shitur”, duke shprehur pakënaqësi të hapur ndaj gjithë spektrit politik.

Tubimi është zhvilluar me një retorikë të fortë kundër klasës politike, ku pjesëmarrësit kanë theksuar se kërkesat e tyre shkojnë përtej ndarjeve tradicionale mes maxhorancës dhe opozitës.

Deri më tani, protesta vijon në mënyrë paqësore, nën monitorimin e forcave të rendit.

Reklame