Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD nuk pajtohet me ligjin për barazinë gjinore dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë për anulimin e tij, përfshirë rikonsiderimin e mundshëm të referendumeve.

“Ky ligj përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, duke rrëzuar të paktën katër nene të Kushtetutës, Kodin e Familjes dhe Kodin Civil,” tha Berisha, duke e cilësuar si një kërcënim për bazat juridike të vendit.

Reklame

Ai shtoi se PD do të bashkëpunojë me qytetarët, prindërit dhe besimtarët që duan edukimin e fëmijëve në përputhje me gjininë biologjike dhe parimet morale të familjes.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për mungesë legjitimiteti, duke përmendur raportin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit dhe përfshirjen e Shqipërisë në krimin ndërkombëtar dhe trafik droge.

“Ne e bëjmë këtë betejë jo vetëm për fëmijët tanë dhe veten tonë, por edhe për miqtë dhe partnerët tanë,” përfundoi Berisha, duke theksuar vendosmërinë e PD për të kundërshtuar ligjin.

Reklame